Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lukoil” pretendon se nuk ka dërguar karburant në Ukrainë nga Bullgaria

Foto: EPA/BGNES

Kompania ruse e naftës "Lukoil" hedh poshtë akuzat për furnizim me karburant në Ukrainë nga rafineria e saj në Bullgari ose përmes kanaleve të tjera dhe nuk përjashton mundësinë e paraqitjes në gjykatë, raporton TASS, cituar nga BTA.

“Në lidhje me valën e re të publikimeve spekulative në media, kompania “Lukoil” deklaron edhe një herë se nuk ka kontrata dhe nuk e ka furnizuar me prodhimin e saj Ukrainën në vitin 2022 nga uzina në Burgas (Bullgari) ose përmes ndonjë kanali tjetër”, thuhet në një deklaratë zyrtare të kompanisë. “Lukoil” gjithashtu thekson se supozime të tilla janë hedhur poshtë më parë nga një përfaqësues i ambasadës ruse në Bullgari. Në fillim të këtij muaji, Die Welt gjermane raportoi se pas pushtimit rus, Bullgaria përmes ndërmjetësve të huaj ka furnizuar Ukrainën me naftë , pasi derivatet e naftës janë prodhuar nga rafineria “Lukoil Neftohim Burgas”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD