Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në gjurmët e tre bullgarëve të mëdhenj në Romë

Studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve të Teatrit dhe Filmit dhe një shkollë bullgare e fundjavës po punojnë për një dokumentar të ri për katolikët bullgarë në kryeqytetin italian

4
Foto: Veneta Nenkova

Shkolla bullgare e fundjavës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë dhe studentët e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit në Sofje po punojnë për një projekt të ri të përbashkët - një film dokumentar për tre luftëtarët për pavarësi kombëtare, katolikët bullgarë Petër Parçeviç, Filip Stanisllavov dhe Petër Bakshev. “Qyteti i përjetshëm është një vend ku ruhet historia dhe mund ta prekni me duar, prandaj ne xhirojmë në vendet fizike, që kanë lidhje me katolikët bullgarë – kolegjet papnore, ku ata studionin, vendi ku është varrosur Petër Parçeviç, dmth. gjithçka që ekziston fizikisht në Romë” – shpjegoi për Radio Bullgarinë Veneta Nenkova, themeluese e Shkollës Bullgare në Romë dhe kryetare e shoqatës kulturore “Paraleli 43” në kryeqytetin italian. Në xhirimet e filmit janë të përfshirë studentët Bllagica Stoimenova, Zdravko Mençev, Petja Sergieva dhe Georgi Momçillov.

“Në film merr pjesë prof. Krasimir Stançev, një nga studiuesit më të mëdhenj të katolikëve bullgarë në Itali. Ai punon prej vitesh në arkivat e Vatikanit. Së shpejti do të botohet vepra e tij 30-vjeçare kushtuar bullgarëve që kanë studiuar në kolegjet papale në Romë, Assisi dhe Loretto, dhe që kanë punuar aktivisht në shekullin e 17-të në territorin e Bullgarisë dhe jo vetëm, na tha Veneta Nenkova.

Petër Parçeviç është diplomati i parë i Bullgarisë. Libri i parë i shtypur në gjuhën e re bullgare në Romë në 1651 ka qenë vepër e Filip Stanisllavov, ndërsa Petër Bogdan Bakshev ka shkruar një histori të Bullgarisë afërsisht 120 vjet përpara "Historisë Sllavo-Bullgare" nga Paisij Hilendarski. “Të gjitha këto informata i gjejmë në arkivat e Vatikanit. Shkolla jonë prej vitesh merret me restaurimin e historisë bullgare, përmes arkivave të Vatikanit, për aq sa është e mundur, duke blerë faqe, për shembull, nga gazeta papnore”, tha Nenkova, cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Sa për për projektin e ri që po punojnë, ajo shtoi:

“Kemi vite që punojmë me studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve të Teatrit dhe Filmit në kuadër të programit Erasmus + dhe këtë vit vendosëm të xhirojmë një film për Petër Parçeviç, Filip Stanisllavov dhe Petër Bakshev, sepse në vitin 2024 do të bëhen 350 vjet nga vdekja e të treve. " Jeta e Petër Parçeviçit ka përfunduar këtu. Ai erdhi në Romë në 1674 për të kërkuar ndihmë nga Kisha Katolike për çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman dhe qëndroi në manastirin e Sant'Andrea delle Fratte, që është në qendër të qytetit. Por, për fat të keq, ai vdiq dhe u varros në kriptën e kishës, ku ndodhet një pllakë përkujtimore.

Dokumentari do të jetë në bullgarisht, me titra italiane dhe pritet të jetë gati në vitin 2024.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nenkova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD
Natalija Stajkova

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Natalija Stajkova thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e..

botuar më 25-05-24 7.10.PD

Vizitë në gjimnazin "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" në Caribrod

Gjimnazi në qytetin serb Caribrod ka një histori 134-vjeçare. Është themeluar që në vitin 1891, kur qyteti ka qenë brenda kufijve të Bullgarisë, sot ai vazhdon aktivitetin e tij, duke i dhënë njohuri fëmijëve si me prejardhje bullgare, ashtu edhe me..

botuar më 25-05-23 8.00.MD