Në datën e sotme përkujtimore - 27 janar, komuniteti botëror bën homazhe për viktimat e Holokaustit. Pikërisht në këtë ditë, në vitin 1945, ushtria sovjetike çliroi të mbijetuarit e paktë të kampit të përqendrimit Aushvic (Auschwienzim-Birkenau, në Poloni), mizoritë e nazistëve në kampet e vdekjes u bënë publike dhe kampi i çliruar i Aushvicit u bë simbol i gjenocidit nazist. 60 vjet më vonë, në vitin 2005, kjo datë u shpall nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Atëherë Sekretari i Përgjithshëm i organizatës e përshkroi ditën si: "një kujtesë e rëndësishme e mësimeve universale të Holokaustit - ky manifestim i paprecedentë i së keqes që nuk duhet lënë thjesht në të kaluarën dhe të kalojë në harresë".

Në Sofje kujtimi i viktimave shënohet me një javë filmi nga 26 deri më 31 janar në kinemanë Odeon, e cila kujton me shfaqje të veçanta tematike ngjarjet e errëta të kohës së nazizmit. Qëllimi i iniciativës së Organizatës së Hebrenjve në Bullgari "Shalom" së bashku me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Master of Art dhe me mbështetjen e Bashkisë së Kryeqytetit është të prezantojë para publikut të gjerë fatin e hebrenjve të ndryshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shfaqjet falas paraqesin perspektiva të ndryshme dhe histori personale nga e kaluara e errët jo shumë e largët e Evropës.
Data do të shënohet edhe nga përfaqësuesit e Unionit Antifashist Bullgar në Sofje, të cilët do të nderojnë viktimat dhe do të vendosin lule dhe kurora lulesh përpara monumentit të Ushtrisë Sovjetike.
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..