Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka komplikime në organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit

Ministri Nikollaj Millkov
Foto: BGNES

Ministri i jashtëm Nikollaj Millkov raportoi për politikën e jashtme të qeverisë së përkohshme. Prioriteti i parë ishte organizimi i zgjedhjeve më 2 tetor. Ato u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa ankesa, në 755 qendra votimi, në 62 vende dhe 178 000 bullgarë votuan jashtë vendit. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë organizimi i zgjedhjeve jashtë vendit dhe ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor do ta komplikojnë edhe më shumë procesin më 2 prill, tha Millkov.

Lufta në Ukrainë ishte një temë për të cilën ne mbetëm një lidhje e fortë në NATO, i dhamë ndihmë Kievit dhe u udhëhoqëm nga e drejta ndërkombëtare.

Vazhduam përpjekjet për të përmbushur marrëveshjet me Shkupin dhe për të reduktuar përshkallëzimin e tensionit, duke mbrojtur interesat dhe të drejtat e të gjithë bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, njoftoi ministri i jashtëm në detyrë duke shtuar se Bullgaria kurrë nuk ka qenë aq afër Shengenit sa sot.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..

botuar më 25-11-07 12.13.MD

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD