Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 shkurtin 2023

Vranësira dhe erë me reshje bore në male

Foto: BGNES

Gjatë natës, vranësira do të jetë e konsiderueshme, por vetëm në vende të izoluara, kryesisht në zonat malore, do të bie borë e dobët. Era veriperëndimore do të dobësohet përkohësisht.

Të mërkurën më 1 shkurt, vranësirat në vend do të jenë të ndryshueshme, vende-vende në rënie, përkohësisht deri në të parëndësishme. Në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Trakisë së Epërme do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 3° deri në 2°, në Sofje - rreth minus 3°. Maksimumi  do të jetë nga 4° deri në 9°, në Sofje - rreth 4°.

Në male do të mbajë vranësira të pjesshme. Do të fryjë erë e fortë, në majat dhe erë me stuhi nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra është rreth minus 1°, në 2000 metra - rreth minus 7°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD