Kisha Ortodokse Bullgare më 1 shkurt nderon kujtimin e Dëshmorit të Shenjtë Trifon, i cili është një nga shenjtorët shërues më të famshëm. “Duke qenë se ishte besimtar shumë i fortë qysh në fëmijëri, Zoti i dha hirin dhe dhuntinë e mrekullive, që me lutjen e tij të shëronte të sëmurët”, tregon teologu Angell Karadakov.
Shenjtori që jetonte në mesin e shekullit të III arriti të shërojë vajzën e sëmurë të perandorit Gordian përmes lutjeve. Më vonë u torturua dhe u dënua me vdekje sepse nuk pranoi të bënte flijim siç e kërkonte kulti shtetëror.
Sipas besimeve popullore, Shën Trifoni është rojtari i vreshtave dhe mbrojtësi i vreshtarëve, prodhuesve të verërave dhe hanxhinjve. Në këtë ditë, hardhitë krasiten në mënyrë rituale.
“Gota e parë për shëndet, gota e dytë për gëzim...”Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..