Kisha Ortodokse Bullgare më 1 shkurt nderon kujtimin e Dëshmorit të Shenjtë Trifon, i cili është një nga shenjtorët shërues më të famshëm. “Duke qenë se ishte besimtar shumë i fortë qysh në fëmijëri, Zoti i dha hirin dhe dhuntinë e mrekullive, që me lutjen e tij të shëronte të sëmurët”, tregon teologu Angell Karadakov.
Shenjtori që jetonte në mesin e shekullit të III arriti të shërojë vajzën e sëmurë të perandorit Gordian përmes lutjeve. Më vonë u torturua dhe u dënua me vdekje sepse nuk pranoi të bënte flijim siç e kërkonte kulti shtetëror.
Sipas besimeve popullore, Shën Trifoni është rojtari i vreshtave dhe mbrojtësi i vreshtarëve, prodhuesve të verërave dhe hanxhinjve. Në këtë ditë, hardhitë krasiten në mënyrë rituale.
“Gota e parë për shëndet, gota e dytë për gëzim...”Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..