Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiç asistuan në ceremoninë, e cila shënon fillimin e ndërtimit të pjesës bullgare të lidhjes ndërsistematike të gazit Bullgari - Serbi, (Gas Interconnection Bulgaria - Serbia, IBS). Interkonektori që lidh qytetet Novi Iskar dhe Nish do të ketë një gjatësi totale prej 170 km, nga të cilat 62 km do të jenë në territorin bullgar. Ai do të ketë një kapacitet deri në 1.8 miliardë metër kub karburant blu në vit me mundësinë e rrjedhjes së kundërt. Ndërtimi i trases në Serbi filloi një vit më parë dhe pritet të jetë gati në vjeshtë. Deri në fund të këtij viti pritet të përfundojë edhe pjesa bullgare. Gazsjellësi është një projekt me interes të përbashkët për Bashkimin Evropian, i financuar nga Mekanizmi i Lidhjes së Evropës.
“Bullgaria e dëshmoi veten si një vend tranzit i besueshëm dhe edhe në situatën më të vështirë, kur vendit tonë i mbaroi gazi rus, ajo vazhdoi të eksportojë karburant blu në Serbi pa asnjë problem”, tha presidenti Rumen Radev pas një bisede me homologu e tij serb.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Në orët e mëngjesit, do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në vende të ndryshme në Fushën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Epërme Trake. Gjatë..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..