Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tjetër sulm rus në objektiva civile, tre të vrarë në Kramatorsk

Foto: EPA/BGNES

Një raketë ruse goditi qytetin Kramatorsk në rajonin e Doneckut mbrëmë dhe vrau tre civilë, njoftoi agjencia e lajmeve UNIAN. Sipas të dhënave të fundit, 20 persona u plagosën. Raketa goditi tetë ndërtesa banimi – njëra prej tyre u shkatërrua dhe dyshohet se nën rrënojat e saj ka njerëz të bllokuar.

Rusia po grumbullon trupa në rajonin e Luganskut dhe arsyeja për këtë mund të jetë një ofensivë e re në Ukrainën Lindore që do të përkojë me përvjetorin e parë të pushtimit rus, thanë zyrtarë ukrainas, të cituar nga Associated Press. Sipas guvernatorit rajonal të Luganskut, Sergij Gajdaj, forcat e Kremlinit po dëbojnë banorët vendas nga shtëpitë e tyre në zonat e kontrolluara nga Rusia pranë vijës së frontit, në mënyrë që ata të mos i japin artilerisë ukrainase informacion për lëvizjen e njësive ruse.

Në rajonin fqinj të Doneckut, vërehet gjithashtu një përqendrim i trupave ruse - kryesisht për kapjen e qytetit kyç të Bahmutit, informoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Ndërkohë, analistët ushtarakë parashikuan një avancim të ri të afërt nga trupat e Kremlinit në Ukrainë. Instituti Amerikan për Studimin e Luftës doli me një qëndrim sipas të cilit rrjedha më e mundshme e ngjarjeve në muajt e ardhshëm është një ofensivë ruse.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksij Reznikov tha se jeta e shumë njerëzve në vend do të shpëtohen falë një radari të avancuar të mbrojtjes ajrore të furnizuar nga Franca me një rreze veprimi prej 250 km - mjaftueshëm i fuqishëm për të zbuluar raketat dhe dronët që vijnë në qiell mbi të gjithë kryeqytetin e Kievit dhe zonën përreth, raportoi Associated Press.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 24 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..

botuar më 24-12-23 7.35.MD

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD