Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, tha se vendi është nën “presion në fronte të ndryshme”, pasi “është shumë e vështirë në rajonin e Doneckut dhe po zhvillohen luftime të ashpra”. Sipas mediave amerikane, ushtarakët amerikanë po këshillojnë Kievin që të fokusohet në kundërofensivë në frontin jugor dhe jo në betejën për Bahmut. Por sipas Zelenski, Ukraina nuk ka ndërmend të dorëzojë qytetin, i cili tashmë është gjysmë i rrethuar.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës do të zëvendësohet nga kreu i inteligjencës ushtarake përpara ofensivës së pritshme ruse dhe për shkak të skandaleve të korrupsionit në ministri. “Kirill Budanov do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes, gjë që është absolutisht logjike në kohë lufte”, tha ligjvënësi i lartë David Arahamia, duke treguar oficerin e inteligjencës ushtarake 37-vjeçari Budanov. Ministri i Mbrojtjes 56 vjeçari Aleksej Reznikov, tha se është në kompetencën e presidentit për ta zëvendësuar atë, por nëse i ofrohet posti i ministrit të industrive strategjike, ai do të refuzojë ta merrte atë.
Para televizionit publik ORF ministri i jashtëm i Austrisë Aleksandër Schallenberg mbrojti vendimin e Vjenës për t’i dhënë viza delegacionit rus për sesionin e ardhshëm të 24 shkurtit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë - OSBE. Ky është një detyrim i marrëveshjes me shtetin e selisë së organizatës - për të siguruar hyrjen në vend të të gjithë delegatëve nga vendet pjesëmarrëse. Schallenberg shtoi se alternativa për mospranimin e delegacionit rus është shpërndarja e OSBE-së.
Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Presidenti ia shtyu GERB-it dhënien e mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë deri më 13 janar. Përpara Bekimit të Flamujve Luftarak të..