Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër të parat që iu përgjigj thirrjes për ndihmë njerëzve në fatkeqësi në Turqi

Foto: MVR

Pas tërmeteve shkatërruese herët në mëngjes më 6 shkurtin në Turqi dhe Sirinë fqinje, një ekip ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit u largua nga Plovdiv këtë pasdite për të ndihmuar viktimat në fqinjin tonë jugor. Ekipi përfshin 58 shpëtimtarë dhe zjarrfikës nga i gjithë vendi, si dhe 20 njësi të pajisjeve të specializuara të shpëtimit. Në grupin e ndihmës janë 16 zjarrfikës nga Departamenti i Zjarrfikësve të Plovdivit, të cilët janë të trajnuar për të punuar pas tërmeteve dhe kanë pajisje të plota për këtë, duke përfshirë kërkimin e njerëzve nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Sipas kryeinspektorit Dimitër Brishimov, ekipi i formuar në Bullgari do të qëndrojë në terren për aq kohë sa të jetë e nevojshme:

“Këta djem deshën paraprakisht të marrin pjesë në një modul të tillë që është i certifikuar në BE. Ata kryen trajnime dhe stërvitje të përsëritura, duke përfshirë edhe jashtë vendit, në mënyrë që moduli të jetë në përputhje me forcat dhe mjetet e tjera dhe të ketë autonomi për të paktën tri ditë. Ata kanë ujë, ushqim dhe gjithçka që u nevojitet, që të mos jenë barrë për vendin ku po ndihmojnë”.

Dy avionë “Spartan” të Forcave Ajrore u nisur sot më herët drejt Turqisë, ndërsa Shoqata Kombëtare e Vullnetarëve në Bullgari nesër në mëngjes dërgon ekipe të specializuara. Mes tyre është një mjek dhe tre ndihmësmjekë, si dhe persona që kanë kryer kurse të specializuara për reagim ndaj tërmeteve. Njëri prej tyre është ndihmësmjeku Georgi Vllajkov, drejtues i një ekipi prej 10 personash nga Shoqata “Shpëtimi Emergjent Plovdiv”, i cili në një intervistë për BNR tha se shpreson se do të ndihmojnë në mënyrën më të mirë.

“Rreth 20 veta nisemi nesër në mëngjes - theksoi Vllajkov. - Në terren mbajmë kontakte me kolegët që janë shpëtimtarë në Turqi. Situata është mjaft e keqe, ka shumë pasgoditje, ka shumë njerëz në vështirësi. Aty është dimër për momentin dhe njerëzit po flenë në çadra.”

15 persona të Departamentit të Urgjencës të Bashkisë Metropolitane, të pajisur me teknikë të specializuar kërkim-shpëtimi, përfshirë kamera termike, janë tashmë në terren. Në të njëjtën kohë, 13 shpëtimtarë të tjerë malorë të Kryqit të Kuq të Bullgarisë dhe pesë qen të stërvitur po përgatiten të nisen për në Turqi. “Ne me siguri do të bëjmë atë që mundemi - tha për BNR Atanas Ukov, një udhëheqës qensh. Do të bëjmë më të mirën. Shpresojmë se mund të ndihmojmë.”

Në një intervistë për BNT, ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev theksoi se Bullgaria ishte një nga vendet e para evropiane që i erdhi në ndihmë Turqisë.

Më herët sot, në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë, ambasadorja e Turqisë në Bullgari, Ajlin Sekizkjok, falënderoi Bullgarinë, qeverinë bullgare dhe gjithë popullin bullgar për mbështetjen e tyre: “Zoti i bekoftë! Për ne, ndihma nga Bullgaria fqinje është shumë e rëndësishme dhe domethënëse!”, theksoi ambasadorja Sekizkjok.

“Një mik në ditë të vështira të zeza njihet.Sapo u bë e ditur për tërmetin, në orët e hershme të ditës më telefonoi presidenti Rumen Radev dhe më tha se shteti bullgar është i gatshëm të na ndihmojë me të gjitha mjetet e mundshme - tha ambasadorja Sekizkjok në emisionin e gjuhës turke të Radios Bullgarisë. - Për ne, ndihma nga Bullgaria fqinje është shumë e rëndësishme dhe domethënëse!” - theksoi ambasadorja Sekizkjok.

Për momentin, Shoqata e Vullnetarëve në Bullgari po mbledh fonde për lëndë djegëse, ilaçe dhe gjëra thelbësore, me të cilat ekipet bullgare mund të jenë më efektive në terren dhe mbi të gjitha të garantojnë sigurinë e tyre në kushtet jashtëzakonisht të vështira, në temperatura nën zero. Ata pritet të qëndrojnë atje për të paktën një javë.

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: MVR, MO, VMA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD

11 universitete nga 9 shtete marrin pjesë në Konferencën “Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”

Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..

botuar më 24-09-19 10.02.PD