7155 janë viktimat civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022, sipas një raporti të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Deri më 5 shkurt, 18817 civilë u plagosën. Shumica e viktimave civile u vranë nga zjarri i artilerisë, raketa dhe sulmet ajrore, thеksohet në raport.
Në vijën e frontit, e cila nuk ka ndryshime të rëndësishme në 24 orët e fundit, sulmet ruse ishin në pesë drejtime drejt Kupjansk, Liman, Bahmut, Avdeevka dhe Novopavllovsk. Sulmi ndaj Bahmut në një front prej 7 kilometrash ishte veçanërisht masiv dhe i ashpër, por pas më shumë se tre orësh beteje u zmbraps, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Kremlini është i vetëdijshëm se ata nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre në Ukrainë, prandaj kërkojnë negociata, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksij Danillov. Kjo është arsyeja pse ata përdorin një grup të tërë njerëzish të gatshëm për t’u bërë ndërmjetës në negociata, më i fundit është Brazili, theksoi Danillov. Ai kujtoi se Kievi do të negociojë vetëm nëse plotësohen kushtet e Ukrainës - që Moska të tërheqë trupat e saj në kufijtë nga viti 2014 dhe të paguajë dëmshpërblime për dëmin e shkaktuar nga agresioni.
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..