Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Solidaritet me Turqinë

Ambasada e Turqisë në Sofje
Foto: arkiv

Ambasada e Turqisë në Sofje hap një libër ngushëllimi për mijëra viktimat pas tërmetit shkatërrues në vend. Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, misioni diplomatik turk njofton se qytetarët dhe organizatat do të mund të shprehin ngushëllimet e tyre në Rezidencën e Ambasadorit të Turqisë, e cila ndodhet në bulevardin Car Osvoboditel nr.19, në Sofje.

Spitali i Sofjes “Shën Ivan Rillski” është gati të pranojë viktimat e tërmeteve në Turqi, njoftoi spitali. Institucioni shëndetësor ofron diagnostifikim, trajtim dhe kujdes të kualifikuar për ata që kanë nevojë.

Djali dhjetë vjeçar i At Petër Garena nga Kërxhali – Manoll, ishte i pari që iu bashkua fushatës së Kryesisë Rajonale të Komunitetit Mysliman në qytet për mbledhjen e fondeve për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe dhuroi para nga kursimet e veta. Këtë e bëri të ditur myftiu rajonal i Kërxhalit Basri Eminefendi. “Djali erdhi para se të shkonte në shkollë dhe na dha kursimet e tij të mbledhura", tha Myftiu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD