Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon zhvendosja e drerëve në Rodope

Foto: rewilding-rhodopes.com

17 drerë të kuq (Cervus elaphus) dhe 96 drerë lopatar (Dama dama) janë zhvendosur në Rodopet Lindore këtë dimër, raporton fondacioni “Rodopet e Egra”. Kafshët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe nuk do të gjuhen në 5 vitet e ardhshme. Me to, numri i përgjithshëm i drerëve të rinj të të dy llojeve të lëshuara në male në dhjetë vitet e fundit i kalon 650. Kjo është rifutja më e madhe e drerëve në Bullgari.

“Qëllimi ynë është të rivendosim dy nga tre llojet e drerëve që gjenden në Bullgari, në të gjithë Rodopet Lindore”, shpjegon Stefan Avramov, ekspert në “Rodopet e Egra”. Deri në fund të shkurtit të këtij viti, në zonë do të zhvendosen edhe 35 drerë të kuq, diversiteti biologjik i të cilëve është ndër më të ruajturit në Evropë.

Dreri i kuq dhe dreri ugar ishin të përhapur në të kaluarën në trojet bullgare. Dreri ugar është paraqitur në sende të ndryshme bizhuterish nga epoka thrakase dhe mbetjet e eshtrave të tij janë gjetur pothuajse në të gjitha vendbanimet prehistorike bullgare. Supozohet se ai u shfaros nga njeriu në mesjetën e hershme, dhe në fillim të shekullit të kaluar filloi restaurimi i specieve në Bullgari.

Dreri është një objekt interesant për turistët, alpinistët dhe fotografët për të vëzhguar dhe fotografuar, dhe sipas ekologëve, rritja e popullsisë së tyre do të ndihmojë në vendosjen e zonës si një destinacion turistik i preferuar gjatë gjithë vitit.

Qëllimi përfundimtar i ekipit të fondacionit “Rodopet e Egra” është që të ketë të paktën 50 drerë të kuq dhe 300 drerë ugar në Rodopet Lindore pas pesë vjetësh.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Fondacioni “Rodopet e Egra”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD