Në kuadër të një takimi ballkanik kushtuar bujqësisë, përfaqësues të shtatë vendeve të rajonit diskutuan për vështirësitë me të cilat përballetfurnizimi me ushqime në kohë krize. Veprimtaria, e cila zhvillohet më 10 dhe 11 shkurt në Sofje, u organizua nga Ministria Bullgare e Bujqësisë. Në të marrin pjesë delegacione nga Rumania, Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Sllovenia.
Ministri i bujqësisë Javor Geçev para pjesëmarrësve në forum theksoi se bujqësia është një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm në ekonomi, në shkallë globale dhe rëndësia e saj strategjike është në rritje të vazhdueshme. Prandaj, sipas ministrit Geçev, nevojitet një transformim përmes shfrytëzimit të plotë të shkencës.
Gjatë diskutimeve, përveç temave aktuale, u diskutuan edhe mënyrat e përballimit të proceseve inflacioniste, si dhe aksesi në lëndët e para dhe korridoret e transportit.
Të gjithë delegatët ishin unanim se është e nevojshme të punohet në nivel rajonal për të promovuar prodhimin vendor dhe zinxhirët e shkurtër të furnizimit ndërmjet vendeve të Ballkanit.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..