Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë juglindore dhe Siri ka kaluar 33 000 veta, ndërsa numri pritet të rritet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar të gjallë po shuhen. Një grup bullgar i shpëtimtarëve vullnetarë po vazhdon të kërkojë njerëz nën rrënojat në qytetin e Hatay.
BE do të dërgojë më shumë tenda, batanije dhe soba, i tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përmes telefonit presidentit turk Rexhep Erdogan. Sipas mekanizmit të mbrojtjes civile, BE ka dërguar tashmë 38 ekipe shpëtimi me mbi 1600 njerëz dhe 106 qen. Përveç kësaj, 12 shtete anëtare siguruan 50 000 tenda dimërore familjare, 100 000 batanije dhe 50 000 soba.
Presidenti sirian Bashar al-Asad falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat premtuan dhjetëra milionë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura në vend. Asad falënderoi gjithashtu Katarin, i cili po dërgon 10 000 kontejnerë strehimi në Siri. Qasja humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri vazhdon të jetë e vështirë, njoftoi OKB.Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..