Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina godet zonat kufitare ruse

Foto: arkiv

Një vajzë 12-vjeçare u vra nga artileria ukrainase në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njoftoi BTA. Agjencia citon DPA dhe mediatë pavarura, sipas të cilave disa shtëpi dhe makina u dëmtuan nga granatimet. Gjithashtu u prekën disa vende në zonë, ka linja elektrike të dëmtuara. Autoritetet në rajonet kufitare të Rusisë, duke përfshirë Kursk dhe Brjansk, ankohen vazhdimisht për granatimet nga pala ukrainase gjatë vitit të kaluar, duke fajësuar Kievin për shumë viktima, lëndime dhe ndërtesa të shkatërruara. Lidhur me këtë, Rusia e kërcënonte vazhdimisht Ukrainën se do të synojë qendrat e komandës në kryeqytetin e saj nëse granatimet e territorit të saj vazhdojnë. Në të njëjtën kohë, përparimi i forcave ruse në Bahmut vazhdon. Lidhur me këtë presidenti ukrainas deklaroi se forcat ukrainase do ta mbrojnë qytetin, por jo me çdo kusht.

Në aspekt ndërkombëtar, lufta në Ukrainë është tema kryesore e Këshillit të Punëve të Jashtme sot, më 20 shkurt, në Bruksel. Në takimin ku do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, vendet anëtare do të shqyrtojnë propozimin e Estonisë për blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën. Gjatë forumit, ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të përfshijë masa të reja kufizuese ndaj energjetikës ruse. Nëse arrihet një vendim i tillë, vendi ynë nuk do ta mbështesë atë dhe sipas të gjitha gjasave do të vendosë veton, siç theksoi presidenti Rumen Radev në Këshillin e fundit Evropian. Pas këshillit, u bë e qartë se Bullgaria dhe disa vende të tjera do të kërkojnë një derogim. Paketa e ardhshme evropiane e sanksioneve do të shpallet rreth 24 shkurtit, datës në të cilën para një viti filloi ofensiva ruse në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin 2023

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...

botuar më 24-12-02 7.35.MD
Borisllav Sarafov

Prokuroria dhe Ministria e Brendshme shpallën zero tolerancë ndaj dhunës në ambiente publike

Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..

botuar më 24-12-02 4.05.MD

Sulmi kundër Teatrit Kombëtar tërhoqi vëmendjen e Parlamentit Europian

Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës  "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..

botuar më 24-12-02 1.57.MD