Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina godet zonat kufitare ruse

Foto: arkiv

Një vajzë 12-vjeçare u vra nga artileria ukrainase në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njoftoi BTA. Agjencia citon DPA dhe mediatë pavarura, sipas të cilave disa shtëpi dhe makina u dëmtuan nga granatimet. Gjithashtu u prekën disa vende në zonë, ka linja elektrike të dëmtuara. Autoritetet në rajonet kufitare të Rusisë, duke përfshirë Kursk dhe Brjansk, ankohen vazhdimisht për granatimet nga pala ukrainase gjatë vitit të kaluar, duke fajësuar Kievin për shumë viktima, lëndime dhe ndërtesa të shkatërruara. Lidhur me këtë, Rusia e kërcënonte vazhdimisht Ukrainën se do të synojë qendrat e komandës në kryeqytetin e saj nëse granatimet e territorit të saj vazhdojnë. Në të njëjtën kohë, përparimi i forcave ruse në Bahmut vazhdon. Lidhur me këtë presidenti ukrainas deklaroi se forcat ukrainase do ta mbrojnë qytetin, por jo me çdo kusht.

Në aspekt ndërkombëtar, lufta në Ukrainë është tema kryesore e Këshillit të Punëve të Jashtme sot, më 20 shkurt, në Bruksel. Në takimin ku do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, vendet anëtare do të shqyrtojnë propozimin e Estonisë për blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën. Gjatë forumit, ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të përfshijë masa të reja kufizuese ndaj energjetikës ruse. Nëse arrihet një vendim i tillë, vendi ynë nuk do ta mbështesë atë dhe sipas të gjitha gjasave do të vendosë veton, siç theksoi presidenti Rumen Radev në Këshillin e fundit Evropian. Pas këshillit, u bë e qartë se Bullgaria dhe disa vende të tjera do të kërkojnë një derogim. Paketa e ardhshme evropiane e sanksioneve do të shpallet rreth 24 shkurtit, datës në të cilën para një viti filloi ofensiva ruse në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bora dhe erërat e forta uragane ndërprenë energjinë elektrike në mbi 100 fshatra në Bullgarinë Verilindore

Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..

botuar më 25-04-11 9.11.PD

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD

Bullgaria kthen në Liban eshtrat e atentatorit nga “Sarafovo”

Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..

botuar më 25-04-10 6.09.MD