Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina godet zonat kufitare ruse

Foto: arkiv

Një vajzë 12-vjeçare u vra nga artileria ukrainase në rajonin kufitar rus të Belgorodit, njoftoi BTA. Agjencia citon DPA dhe mediatë pavarura, sipas të cilave disa shtëpi dhe makina u dëmtuan nga granatimet. Gjithashtu u prekën disa vende në zonë, ka linja elektrike të dëmtuara. Autoritetet në rajonet kufitare të Rusisë, duke përfshirë Kursk dhe Brjansk, ankohen vazhdimisht për granatimet nga pala ukrainase gjatë vitit të kaluar, duke fajësuar Kievin për shumë viktima, lëndime dhe ndërtesa të shkatërruara. Lidhur me këtë, Rusia e kërcënonte vazhdimisht Ukrainën se do të synojë qendrat e komandës në kryeqytetin e saj nëse granatimet e territorit të saj vazhdojnë. Në të njëjtën kohë, përparimi i forcave ruse në Bahmut vazhdon. Lidhur me këtë presidenti ukrainas deklaroi se forcat ukrainase do ta mbrojnë qytetin, por jo me çdo kusht.

Në aspekt ndërkombëtar, lufta në Ukrainë është tema kryesore e Këshillit të Punëve të Jashtme sot, më 20 shkurt, në Bruksel. Në takimin ku do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba, vendet anëtare do të shqyrtojnë propozimin e Estonisë për blerjen e përbashkët të municioneve për Ukrainën. Gjatë forumit, ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të përfshijë masa të reja kufizuese ndaj energjetikës ruse. Nëse arrihet një vendim i tillë, vendi ynë nuk do ta mbështesë atë dhe sipas të gjitha gjasave do të vendosë veton, siç theksoi presidenti Rumen Radev në Këshillin e fundit Evropian. Pas këshillit, u bë e qartë se Bullgaria dhe disa vende të tjera do të kërkojnë një derogim. Paketa e ardhshme evropiane e sanksioneve do të shpallet rreth 24 shkurtit, datës në të cilën para një viti filloi ofensiva ruse në Ukrainë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD

Zjarret në vend janë afro 200 në ditë

Që nga fillimi i muajit ka pasur afro 200 zjarre në ditë. Sipas kryekomisarit Aleksandër Xhartov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës”, trendi i rritjes së incidenteve vazhdon dhe faktori kryesor janë..

botuar më 24-06-25 5.04.MD