Nënpresidentja Ilijana Jotova duke u kthyer nga Kosova, ku ishte për një vizitë zyrtare, u takua me përfaqësues të bullgarëve maqedonas nga Maqedonia e Veriut. Në ndërtesën e Ambasadës bullgare në Shkup, ajo i falënderoi për guximin për të mbrojtur vetëdijen, traditat, gjuhën dhe historinë bullgare. Së bashku ata vendosën lule para basorelievit të Vasill Levskit para godinës së misionit diplomatik.
“Ju jeni pjesa thelbësore e kombit bullgar. Ju luani një rol jetik në përhapjen e kulturës, gjuhës dhe vlerave tona në Maqedoni. Ju keni mbështetjen tonë të palëkundur”, citoi BGNES fjalët e saj. Jotova i kushtoi vëmendje të veçantë incidentit të rëndë me të rrahurin Hristijan Pendikov. Ajo theksoi se “autoritetet në Sofje po monitorojnë nga afër hetimin e këtij rasti. Nuk është prania e pasaportës bullgare ajo që e bën njeriun, është vetëdija e tij dhe kushdo që ka vetëdije bullgare do të mbrohet”, theksoi Jotova. Të pranishmit brohoritën Pendikovin dhe familjen e tij, thekson botimi lokal “Vestimaks”.
“Qëllimi ynë i përbashkët është të ulim shkallët e tensionit, të luftojmë çdo ditë kundër të gjitha përpjekjeve për të diskriminuar bullgarët në vend, kundër gjuhës së tmerrshme të urrejtjes që po derdhet në Maqedoninë e Veriut ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar. Sido që të jenë veprimet e Maqedonisë së Veriut, çfarëdo propagande të ketë, ne nuk do të devijojmë nga marrëveshjet që kemi. Dhe nëse bullgarët nuk përfshihen në kushtetutën e vendit, nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport të Komisionit Evropian me të cilin do të fillojë negociatat reale”, tha Jotova pas takimit me ambasadorin bullgar Angell Angellov, transmetoi BTA.
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Sot Parlamenti do të votojë për mosbesimin ndaj kabinetit të Rosen Zheljazkov. Kërkesa ka të bëjë me dështimin e qeverisë në politikën e jashtme dhe u dorëzua nga partia “Vëzrazhdane” me mbështetjen e deputetëve të “Veliçie” dhe MEÇ, ndonëse vetë..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..