Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova dhe bullgarët në Shkup vendosën lule para basorelievit të Levskit

Foto: BGNES

Nënpresidentja Ilijana Jotova duke u kthyer nga Kosova, ku ishte për një vizitë zyrtare, u takua me përfaqësues të bullgarëve maqedonas nga Maqedonia e Veriut. Në ndërtesën e Ambasadës bullgare në Shkup, ajo i falënderoi për guximin për të mbrojtur vetëdijen, traditat, gjuhën dhe historinë bullgare. Së bashku ata vendosën lule para basorelievit të Vasill Levskit para godinës së misionit diplomatik.

“Ju jeni pjesa thelbësore e kombit bullgar. Ju luani një rol jetik në përhapjen e kulturës, gjuhës dhe vlerave tona në Maqedoni. Ju keni mbështetjen tonë të palëkundur”, citoi BGNES fjalët e saj. Jotova i kushtoi vëmendje të veçantë incidentit të rëndë me të rrahurin Hristijan Pendikov. Ajo theksoi se “autoritetet në Sofje po monitorojnë nga afër hetimin e këtij rasti. Nuk është prania e pasaportës bullgare ajo që e bën njeriun, është vetëdija e tij dhe kushdo që ka vetëdije bullgare do të mbrohet”, theksoi Jotova. Të pranishmit brohoritën Pendikovin dhe familjen e tij, thekson botimi lokal “Vestimaks”.

“Qëllimi ynë i përbashkët është të ulim shkallët e tensionit, të luftojmë çdo ditë kundër të gjitha përpjekjeve për të diskriminuar bullgarët në vend, kundër gjuhës së tmerrshme të urrejtjes që po derdhet në Maqedoninë e Veriut ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar. Sido që të jenë veprimet e Maqedonisë së Veriut, çfarëdo propagande të ketë, ne nuk do të devijojmë nga marrëveshjet që kemi. Dhe nëse bullgarët nuk përfshihen në kushtetutën e vendit, nuk do të ketë asnjë pëllëmbë përparim në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Evropë. Nuk do të ketë konferencë ndërqeveritare, nuk do të ketë raport të Komisionit Evropian me të cilin do të fillojë negociatat reale”, tha Jotova pas takimit me ambasadorin bullgar Angell Angellov, transmetoi BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri Gllavçev pret që Bullgaria të arrijë stabilitetin e çmimeve deri në fund të vitit

Sipas Raporteve Konvergjente të këtij viti, vendi ynë përmbush tre nga katër kriteret për anëtarësim në Eurozonë. Këto janë kriteret për stabilitetin e financave publike (bilanci buxhetor dhe borxhi i qeverisë), për kursin e këmbimit dhe për normën..

botuar më 24-10-16 5.36.MD

Gjyqtarët dhe presidenti janë të bashkuar kundër synimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Në qëndrimin e saj, Lidhja e Gjyqtarëve në Bullgari u shpreh kundër përbërjes aktuale të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të vendosur se kush duhet të drejtojë zyrën e prokurorisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. “Mandati i skaduar i..

botuar më 24-10-16 1.46.MD

Atribuimi i përgjegjësisë para përfundimit të hetimeve për vdekjen e dy pilotëve është imorale

Në Ditën e Aviacionit dhe të Forcave Ajrore Bullgare, presidenti Rumen Radev theksoi se dita u errësua nga vdekja e dy pilotëve, për të cilët vazhdojmë të mbajmë zi. “Nuk mund të komentoj hipotezat para se të jenë në dispozicion të gjitha faktet për..

botuar më 24-10-16 11.41.PD