Ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov ka konfirmuar se ka marrë një letër nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell për furnizimin me municione për Ukrainën. Dje, Borell u dërgoi letra të gjithë ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare duke kërkuar që t'i siguronin Ukrainës municione të disponueshme në magazinat e tyre. Sipas ministrit, ka dokumente të qarta se çfarë rezervash municioni duhet të mbajë Bullgaria. Nëse këto rezerva shkelen, qëndrueshmëria dhe aftësitë e ushtrisë bullgare do të dëmtoheshin.
Stojanov deklaroi kategorikisht se në lidhje me ndihmën për Ukrainën, ministria ka zbatuar me përpikëri vendimin e Kuvendit Popullor. "Sigurimi i sistemeve raketore kundërajrore për Ukrainën pa u zëvendësuar me të tjerë do të thotë vetëm një gjë - humbje e sovranitetit ajror. Duke pasur parasysh faktin se aviacioni ynë luftarak është në gjendje të rëndë, dhënia e sistemeve tona raketore kundërajrore është një minus i madh dhe ne nuk do të mund të mbrojmë qiellin bullgar”, ishte kategorik ministri.Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..