Një punishte argëtuese për bërjen e veroreve dhe tekstilit organizohet të shtunën (25.02) nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje (në rrugën “Opëllçenska” 66). Aty nga ora 11 deri në orën 13, secili jo vetem që mundet të krijojë një verore sipas shijeve të tij, por edhe mund të hyjë në rolin e "mjeshtrit basmaxhi". Ky është një zanat i vjetër dhe përfaqëson printim artistik në tekstile, duke përdorur stampa druri të punuara posaçërisht. Falë tij, veshja e bullgarëve të vjetër ka qenë kaq shumëngjyrëshe.
Prej orës 17:30 do të nisë koncerti-performanca “ Kukera, Maska dhe Role”, organizuar pikërisht në prag të festës së Ditës së Faljes.
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloNë fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...
Fshati Llogodazh, Bashkia e Bllagoevgradit, do të presë Festivalin e Katërt të Lutenicës. Eventi do të mbahet më 30 gusht 2025, në orën 18:00, në oborrin e shkollës. Organizohet nga bashkia e qytetit dhe Qendra Kulturore “Ivan Çaushki – 1934”...
Grupi "Banski fukli" përfaqësoi Banskon dhe Bullgarinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zakopane, Poloni, njofton Ambasada e Bullgarisë në Varshavë në faqen e saj në Facebook. Në garë morën pjesë ansamble të folklorit autentik nga 16 shtete..