Një punishte argëtuese për bërjen e veroreve dhe tekstilit organizohet të shtunën (25.02) nga Muzeu Politeknik Kombëtar në Sofje (në rrugën “Opëllçenska” 66). Aty nga ora 11 deri në orën 13, secili jo vetem që mundet të krijojë një verore sipas shijeve të tij, por edhe mund të hyjë në rolin e "mjeshtrit basmaxhi". Ky është një zanat i vjetër dhe përfaqëson printim artistik në tekstile, duke përdorur stampa druri të punuara posaçërisht. Falë tij, veshja e bullgarëve të vjetër ka qenë kaq shumëngjyrëshe.
Prej orës 17:30 do të nisë koncerti-performanca “ Kukera, Maska dhe Role”, organizuar pikërisht në prag të festës së Ditës së Faljes.
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloNgjyrosja me ngjyrat nga natyra – kjo është tema, të cilën e ka zgjedhur të studiojë me qasje etnografike heroina e tregimit tonë të sotëm. Ajo është një bullgare e re, të cilën rrethanat e jetës e çuan në SHBA që në një moshë fare të..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Nga 22 deri më 24 gusht në zonën Dobromerica zhvillohet edicioni i 15-të i Festivalit të Kostumit Popullor Zheravna – 2025, një ngjarje që çdo vit mbledh mijëra vizitorë të veshur me kostume tradicionale popullore, njoftoi BNT. Mbi 30 gajde kaba do të..