Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreshma - pastrimi më i gjatë i shpirtit dhe trupit për të gjithë besimtarët

Foto: arkiv

Kreshma në 2023 fillon më 27 shkurt - të hënën pas ditës së Sirni Zagovezni (Të Lidhurit e Djathit). Kreshma zgjat shtatë javë dhe përfundon një ditë para Pashkëve ortodokse, këtë vit më 16 prill.

Agjërimet e Pashkëve, të quajtura edhe të Dyzetat e Shenjta, simbolizojnë kohën kur Krishti kaloi dyzet ditë në shkretëtirë duke agjëruar dhe duke u përgatitur për vetëflijim në emër të Zotit dhe njerëzimit. Prandaj, besohet se përmes agjërimit të Pashkëve, njeriu pastron trupin dhe shpirtin e tij.

Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtje nga ushqimi i bekuar për qëllime fetare-morale. Duke ndjekur shembullin e Jezusit, një person i përkushtohet Zotit dhe kërkon falje për mëkatet e tij.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

147 vjet nga Epopeja e Shipkës

“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..

botuar më 24-08-24 12.38.MD

"Gruaja me shumë fytyra" - ekspozitë fotografike për 90 vjetorin e aktores së madhe Tatjana Llollova

Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..

botuar më 24-08-20 6.10.PD

Në Kjustendill shënojnë festën Panagija - Ngritja e Bukës

Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..

botuar më 24-08-14 3.39.MD