Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Bullgaria është një partner strategjik jashtëzakonisht i rëndësishëm i SHBA-së

Foto: president.bg

Presidenti Rumen Radev, i dorëzoi ambasadores së SHBA-së në Bullgari, Hero Mustafa, Urdhrin e Kalorësit të Madarës, të shkallës së parë, në fund të mandatit të saj në Bullgari, për thellimin e partneritetit mes Sofjes dhe Uashingtonit. “Në dimensionet e reja të situatës ndërkombëtare, siguria dhe mbrojtja u bënë natyrisht një dimension kyç i partneritetit tonë efektiv, jo vetëm dypalësh, por edhe në NATO”, theksoi kreu i shtetit dhe shtoi se vendi ynë do të vazhdojë të mbështetet në SHBA në të ardhmen për modernizimin e forcave tona të armatosura, për forcimin e aftësive mbrojtëse të ushtrisë bullgare.”

Në fjalën e saj, ambasadorja Hero Mustafa theksoi se është nder i madh për të që i jepet Urdhri “Kalorësi i Madarës” dhe e pranon si dëshmi i bashkëpunimit tonë të suksesshëm në 3.5 vitet e fundit, simbol i aleancë së thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikimi i euros nga mesnata e Vitit të Ri i huton pronarët dhe shërbyesit e restoranteve

Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..

botuar më 25-10-29 10.36.PD

BE pret nga Sofja një qëndrim urgjent pas sanksioneve të SHBA-së kundër “Lukoil”

Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..

botuar më 25-10-29 10.11.PD

Parashikimi i motit për 29 tetorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..

botuar më 25-10-28 7.35.MD