Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondet evropiane do të sigurojnë pagat e mbi 1200 punonjësve të policisë kufitare

Foto: mvr.bg

Komisioni Evropian do të ndihmojë Bullgarinë me mjete financiare për pajisje teknike për të ruajtur kufirin me Turqinë dhe për të siguruar pagat e mbi 1200 policëve kufitarë. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev në PKK “Kapitan Andreevo” dhe shtoi se presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është i paprecedentë.

Sipas fjalëve të tij Komisioni është i gatshëm të na financojë për sigurimin e pagave të akoma 1260 nëpunësve. Vendi ynë do të ndihmohet edhe me kamera, sensorë termikë, mjete ajrore pa pilot për vëzhgim ajror, makina dhe një anije. Informacioni vjen nga korrespondentja e BNR në Jamboll, Daniella Kostova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD

Radhët në kufijtë midis Bullgarisë dhe Rumanisë nuk janë vetëm problemi ynë

Çdo kamion që pret në radhët e gjata në kufi i humbet 200 euro në ditë pronarit të tij. Këtë e deklaroi eurodeputeti bullgar nga GERB-SDS/EPP Andrej Novakov gjatë një diskutimi me temën: "Kostoja e qëndrimit jashtë zonës Shengen - ndikimi në Bullgari..

botuar më 24-09-24 7.18.MD