Jo më herët se sa tre muaj, pritet që masat shtetërore kundër spekulimeve të japin fryte dhe çmimet e mallrave, që janë rezultat i praktikave të padrejta tregtare, të ulen, parashikoi Stoill Alipiev, kryetar i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit para BNT. Tërheqja e blerësve me mallra promocionale që nuk janë të disponueshme, reklama false si “3 për çmimin 2”, mesazhe komerciale si “Sot vetëm me këtë çmim” janë praktikat më të zakonshme të padrejta tregtare, theksoi Alipiev.
Në muajt e fundit, komisioni bëri 471 inspektime të çmimeve të ushqimeve, kryesisht në zinxhirët e mëdha të shitjes me pakicë dhe konstatoi 452 shkelje.
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Bullgaria ka një muaj deri më 21 nëntor për të vendosur se çfarë do të bëjë me rafinerinë Lukoil Neftohim. Kjo u deklarua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në hyrje të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Ai e tha këtë në lidhje me sanksionet e..
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..