Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Irene Maria Pllank i dorëzoi letrat kredenciale në janar të këtij viti. Në intervistën e saj të parë për BNR dhe veçanërisht për Radio Bullgarinë, ajo foli për prioritetet në mandatin e saj:
“Bullgaria është një vend në Bashkimin Evropian së bashku me ne. Kjo do të thotë se ne të gjithë jetojmë në këtë shtëpi evropiane. Bullgaria zë banesën në skajin tjetër të katit dhe sigurisht ka shumë gjëra që duhet t’i diskutojmë së bashku - thotë ambasadorja Pllank dhe shton. - Ndër këto gjëra të përbashkëta në të cilat ne dëshirojmë të mbështesim Bullgarinë, nga pikëpamja evropolitike, janë anëtarësimi i saj në zonën Shengen dhe anëtarësimi i saj, sa më shpejt të jetë e mundur, në Eurozonë.
Krahas prioriteteve në sferën politike, ambasadorja Pllank e përkufizoi si theks në mandatin e saj nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Bullgarisë dhe Gjermanisë.
“Gjermania dhe Bullgaria janë anëtarë të NATO-së dhe mendoj se edhe kjo është një aleancë në të cilën mund të afrohemi”, tha Irene Pllank. Si një detyrë tjetër prioritare, ajo përmendi zhvillimin e shoqërisë civile bullgare, “sepse ky është një prioritet edhe i politikës së jashtme gjermane”.
A duhet Bullgaria të marrë më shumë ndihmë nga BE në lidhje me krizën e emigrantëve?
“Evropa në tërësi duhet të merret me problemet e migracionit, por për Bullgarinë ato janë të ndryshme nga ato të Gjermanisë dhe duke qenë se jemi të gjithë në Evropë bashkë, duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur ato - theksoi ambasadorja Pllank. - Sigurimi i kufijve të jashtëm të Evropës është sigurisht një pikë shumë e rëndësishme.”
Në Bashkimin Evropian ka mendime të ndryshme për Konventën e Stambollit. Bullgaria ka kundërshtuar vazhdimisht “Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”. Në Bullgari, si dhe në vende të tjera që nuk e kanë ratifikuar Konventën e Stambollit, si Hungaria, Sllovakia, Armenia dhe Lituania, disa pjesë shkaktojnë konfuzion.
Gjermania ka një qëndrim të ndryshëm nga Bullgaria.
“Sigurisht që brenda BE-së mund të ketë mendime të ndryshme – është kategorike ambasadorja Pllank. - Përshtypja ime e parë është se këtu ka pasur një debat shumë të zjarrtë për Konventën e Stambollit. Ajo është një gur themeli në mbrojtjen evropiane të të drejtave të njeriut, sepse bëhet fjalë për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave
Kohët e fundit pash statistikat për dhunën në familje në Bullgari, sipas të cilave një e treta e të gjitha grave të moshës 18 dhe 29 vjeç kanë përjetuar dhunë në një moment - në shtëpi, në familje, nga partnerët ose anëtarët e tjerë të familjes. Kjo nuk është e pranueshme.
Gjermania e ratifikoi Konventën e Stambollit në vitin 2017. Në Gjermani familja nuk u shpërbë për këtë, përkundrazi: është një instrument për ta forcuar, sepse jep një bazë ligjore.”
Ratifikimi ka nxitur krijimin e një infrastrukture të tërë që, për shembull, ndihmon gratë në situata të dhunës në familje. Por gjithashtu ndihmon burrat të cilët nuk kontrollojnë prirjen e tyre për dhunë për të kaluar në një model tjetër sjelljeje, shpjegon ambasadorja Irene Plank.
Sipas ambasadores gjermane, ka shumë vende në botë ku përfaqësimi dhe pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe aftësia e tyre për të përcaktuar jetën e tyre është ende në një nivel shumë të ulët, kështu që “Dita Ndërkombëtare e Gruas është një gjë e mirë për të kujtuar ne të gjithëve sa shumë kemi ende për të bërë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën..