Nxënës nga Bosilegrad fituan çmimin e dytë për kamera dhe qasje krijuese në Festivalin e tetë të Videove për fëmijë KIDIKEM, i cili u mbajt në Beograd, njoftoi shoqata “Zëri”. Të dalluarit janë nga shkolla e animacionit “Manime”, me në krye Lubisha Penev. Ata u prezantuan me filmin “Tregimet e Bosilegradit”. Filmi 7 minutësh pa tekst tregon për traditat dhe zakonet në Bosilegrad. E kaluara dhe e tashmja janë të krahasuara me shkathtësi dhe kreativitet. Nëpërmjet animacionit prezantohet edhe problemi i dhimbshëm i rajonit lidhur me ndotjen e ujit, për shkak të nxjerrjes së metaleve me ngjyra dhe të çmuara. “Nxënësit bënë një punë të shkëlqyer. Duke punuar me këta fëmijë të talentuar, ne vazhdimisht jemi duke u përmirësuar, duke kërkuar qasje dhe teknika të reja”, tha Ljubisha Penev.
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..