Dara dhe Doni - dy zëra të ndryshëm nga dy breza të ndryshëm (31 vjet larg njëri-tjetrit) po bashkohen për një turne në SHBA dhe Kanada që fillon më 9 mars në Nju Jork. Ideja është e këngëtarit Doni - një interpretues, tekst-shkrues dhe producent muzikor që fitoi famë në vitet 90-të të shekullit XX nga pjesëmarrja e tij në grupet “Atlas” dhe “Medikus” dhe duetin Doni dhe Momçill, pas së cilës zhvilloi një karrierë të suksesshme solo. Ai ftoi për këtë turne këngëtaren e re Dara, me të cilën u njohën profesionalisht shtatë vite më parë në formatin muzikor “X Factor”, dhe më pas punuan së bashku në formate të tjera televizive. Turneu pritet të përfundojë më 9 prill në Montreal të Kanadasë.
Krahas hiteve më të mëdha, Dara dhe Doni në këtë turne do të prezantojnë edhe disa duete të krijuara posaçërisht për publikun bullgar që do të ndjekë këto koncerte.
Ndër projektet e fundit muzikore të këngëtarit në zë Doni është albumi i tij solo i vitit 2022 titulluar “Emigrantski” (“Emigrantëve”). Ai u frymëzua nga koncertet e panumërta dhe takimet me komunitetet e emigrantëve në mbarë botën. Dhjetë këngët e këtij albumi janë me muzikën dhe tekstin e vet Doni, aranzhimet janë të kompozitorit dhe dirigjent Georgi Andreev, i cili me mjeshtëri ndërthur njohuritë e tij në fushën e folklorit bullgar me orkestrimet simfonike.
Kënga e parë në album mban të njëjtin titull - “Emigrantëve”. Videoja shoqëruese paraqet fëmijë bullgarë që jetojnë në vende të ndryshme në gjashtë kontinente.
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”