Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër i ri ushtrimesh në bullgarisht, posaçërisht për fëmijët refugjatë dhe migrantë në vendin tonë

4
Foto: reachout.bg

Në shoqërinë bullgare ekziston një grup fëmijësh të cilitnuk i kushtohet vëmendje pothuajse fare. Ata shpesh mbeten të padukshëm dhe në 10 vitet e fundit numri i tyre sa vjen edhe rritet. Këta janë fëmijët refugjatë që lanë shtëpinë, atdheun, shkollën dhe miqtë dhe erdhën në Bullgari për të kërkuar shpëtimin dhe sigurinë. Këtu përfshijmë edhe fëmijët migrantë, prindërit e të cilëve kanë vendosur të jetojnë këtu përkohësisht ose përgjithmonë. Të gjithë ata përballen me sfidën e mësimit të bullgarishtes në mënyrë që t'ia dalin në shkollë, të zhvillohen, të krijojnë miqësi dhe të integrohen me sukses.

Problemi me të cilin përballen jo vetëm ata, por edhe shumë mësues që pranojnë fëmijët refugjatë dhe migrantë në klasat e tyre, është se si të mësohet një gjuhë pa tekst dhe materiale mësimore. Kjo e motivoi Fondacionin Reachout të krijojë një paketë me materialeedukativeduke përdorur përvojën e tij në punën me këta fëmijë.

Libri i ri i ushtrimeve"ABC Hapat e para" u krijua posaçërisht për fëmijët refugjatë dhe migrantë për t'i ndihmuar ata të mësojnë bullgarisht në fazën fillestare, kur ata fillojnë shkollën ose fillojnë një kurs gjuhe, pasi deri në këtë pikë shumica e ndihmave për refugjatët dhe migrantët kanë qenë për të rriturit. - shpjegon Kristina Golloganova, drejtues i fondit. - Deri më tani, në Bullgari nuk kishte një sistem të unifikuar dhe secili mësues vendoste si t'i mësonte nxënësit e tij. Ne krijuam këtë libër ushtrimeshpër të plotësuar nevojate nxënësve që ndjekin programin arsimor të "Reachout" dhe pasi morëm mbështetje nga partnerët tanë, ne ishim në gjendje të krijonim një produkt që mund të përdoret nga një gamë e gjerë edukatorësh, mësuesish, në shkollat ​​e gjuhës, kurse që organizohen nga organizata joqeveritare, vullnetarë dhe kushdo që dëshiron të kontribuojë disi për të ndihmuar fëmijët refugjatë”.


Paketa përfshin një libër ushtrimeshdhe një fletore pune. Në to janëprezantuar 10 tema, të përzgjedhuraposaçërisht dhe me ilustrime për fëmijë, përmes të cilave ata mësojnë fjalë, gramatikë dhe fakte interesante për Bullgarinë. Ndër to janë “Shtëpia ime”, “Familja ime”, “Shkolla ime”, “Në qytet”, “Profesionet” e të tjera nga bota e fëmijëve.

Gjatë aktiviteteve, Elena, Samiri dhe Raisa, do të ndihmojnë fëmijët, si dhe balena e vogël, frymëzuar nga ilustrimi i librit të parë shkollor bullgar - "Abetarja e peshkut" nga Petër Beron. Balena e vogël tërheq vëmendjen e tyre në veçoritë e gjuhës që duhet të mbajnë mend.


Libri i ushtrimeve do të jetë gjerësisht i disponueshëm dhe versioni i tij elektronik do të jetë absolutisht falas:

“Me mbështetjen e Komisionerit të Lartë për Refugjatët e OKB-së, ne mundëm të printonim 200 kopje. Qarkullimi është i pakët sepse fillimisht ishte menduar të ishte vetëm online. Libri idytë dotë jetë më imadh - sqaronKristinaGolloganova. Por kryesisht do ta shpërndajmë online në mënyrë që të jetë i aksesueshëm për të gjithë - shkollat, mësuesit dhe vetë fëmijët, sepse shumë fëmijë nga vende të tjera studiojnë në qytete të ndryshme të Bullgarisë.

Libri i ushtrimeve “ABCHapat e para” do të jetë i disponueshëm mbas një muaj, pas regjistrimit në faqen e internetit të organizatës.

Përgatitinë shqip: Kostandina Bello

Foto: reachout.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD