Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për momentin nuk është e qartë cila parti ose koalicion do të jetë e para

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, PP-DB dhe GERB-SDS do të kishin mbështetje pothuajse të barabartë me 27.2 për qind dhe 26.6 për qind. Pas tyre renditen DPS dhe “Vëzrazhdane” sërish me rezultate të ngjashme, me përkatësisht 13.4 për qind dhe 12.3 për qind. BSP mban vendin e pestë me 7.3 për qind. Pranë barrierës janë “Ngritja Bullgare” me 3.7 për qind, “Ka një popull të tillë” - me 3.4 për qind dhe “E majta” - me 3.2 për qind.

Të dhënat janë nga një sondazh i “Gallup International Bolkan” për BNR, i cili merr parasysh qëndrimet që nga fillimi i fushatës. Prandaj, shifrat për momentin shihen si një pasqyrë e përditësuar e qëndrimeve, dhe jo si një parashikim.  Me vlera të fërta, luhatje aktiviteti, krizë politike etj., janë të mundshme zhvillime dinamike, përfshirë edhe në momentin e fundit.

Sipas sondazhit, 40.6 për qind thanë se do të votonin, gjë që sugjeron një pjesëmarrje të ngjashme me atë të zgjedhjeve të mëparshme.  Rreth 4.4 për qind e tyre u shprehën se do ta ushtrojnë të drejtën e votës me “Nuk mbështes askënd”.

Sondazhi i “Gallup” u krye midis 24 shkurtit dhe 3 marsit 2023, ndër 1008 persona duke përdorur metodën “ballë për ballë” me tableta.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD