Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë një vit më parë, 8231 civilë ukrainas kanë vdekur. Numri i të plagosurve është 13 734, njoftoi Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. 3664 burra, 2173 gra dhe 494 fëmijë janë konfirmuar të vdekur. Gjinia e 1900 të rriturve që vdiqën, kryesisht në bombardime, nuk është përcaktuar. Sipas OKB-së, 17 619 nga viktimat (6372 të vdekur dhe 11247 të plagosur) ishin në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Vetëm për periudhën nga 1 deri më 12 mars, OKB-ja ka identifikuar 84 raste të reja të civilëve të vdekur ukrainas dhe 209 të plagosur. Organizata botërore thekson se numri real i popullatës civile të lënduar është dukshëm më i lartë për shkak se të dhënat nga vendet e luftimeve të ashpra janë vonuar. Që nga viti i kaluar, të dhënat përfundimtare nga Mariupol, Lisiçansk, Popasnaja dhe Severodoneck, të cilat janë nën pushtimin rus, ku ka viktima të shumta civile, ende nuk janë të qarta, raporton REUTERS.Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Në një konferencë shtypi, ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov komentoi pranimin e Bullgarisë në Shengen. “Ne arritëm të ulim presionin e..