Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë një vit më parë, 8231 civilë ukrainas kanë vdekur. Numri i të plagosurve është 13 734, njoftoi Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. 3664 burra, 2173 gra dhe 494 fëmijë janë konfirmuar të vdekur. Gjinia e 1900 të rriturve që vdiqën, kryesisht në bombardime, nuk është përcaktuar. Sipas OKB-së, 17 619 nga viktimat (6372 të vdekur dhe 11247 të plagosur) ishin në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Vetëm për periudhën nga 1 deri më 12 mars, OKB-ja ka identifikuar 84 raste të reja të civilëve të vdekur ukrainas dhe 209 të plagosur. Organizata botërore thekson se numri real i popullatës civile të lënduar është dukshëm më i lartë për shkak se të dhënat nga vendet e luftimeve të ashpra janë vonuar. Që nga viti i kaluar, të dhënat përfundimtare nga Mariupol, Lisiçansk, Popasnaja dhe Severodoneck, të cilat janë nën pushtimin rus, ku ka viktima të shumta civile, ende nuk janë të qarta, raporton REUTERS.Qindra u mblodhën para ndërtesës së Këshillit të Ministrave në mbrojtje të blegtorisë bullgare dhe në mbështetje të familjes nga Velingradi, kopeja e deleve të së cilës kërcënohej me shfarosje. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë..
Rusia ka dhënë 69 mln. euro për përhapjen e propagandës dhe ndërhyrjen e rëndë në punët e brendshme të Bullgarisë dhe Rumanisë. Kjo bëhet e ditur nga faqja e internetit 24chasa dhe actualno.com, duke iu referuar organizatës “Bëllgarski Elfi” (BG..
Filmi bullgar "Kopeja" me regji të Millko Llazarov u shpall filmi më i mirë në seksionin konkurrues ndërkombëtar të Festivalit të 30-të Ndërkombëtar të Filmit në Kolkata (ish Kalkuta) në Indi. “Kopeja” fitoi çmimin e Artë “Tigrin Mbretëror të..
Mbështetja dhe solidariteti i palëkundur i Bullgarisë me popullin sirian dhe me të krishterët ortodoksë në Siri u shpreh nga ministri në detyrë i..
Të premten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 3 deri në 2°, ndërsa në Sofje minus 3°. Gjatë ditës në rajonet perëndimore dhe..
Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova diskutuan Agjendën socio-politike të Bullgarisë dhe tema nga agjenda ndërkombëtare me..