Sofja, si një nga kryeqytetet evropiane të sportit, iu bashkua nismës së Ambasadës Franceze dhe Institutit Francez të Kulturës për një stafetë ndërkombëtare me rastin e 500 ditëve deri në fillimin e Lojërave Olimpike në Paris në 2024. 400 nxënës dhe të rinj morën pjesë në ngjarje. Kryetarja e bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova uroi që shumë sportistë bullgarë të kthehen me medalje nga Lojërat Olimpike.
Shpresojmë se Parisi do të jetë një mikpritës i shkëlqyer, i përsosur dhe do të mundësojë që arritjet më të mira nga e gjithë bota të jenë pikërisht në Lojërat Olimpike Verore, ka uruar ministrja e sportit në detyrë Vesella Leçeva. “Ky vit paraolimpik kalon nën shenjën “100 vjet Komiteti Olimpik Bullgar”, që është arsye për krenari të madhe”, tha Leçeva.
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..