Avionët luftarakë rusë Su-27 detyruan një dron amerikan të rrëzohej në Detin e Zi. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni e dënuan incidentin, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se avionët e saj luftarakë nuk kanë qenë në kontakt me dronin amerikan. Uashingtoni pretendon se droni ka fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur është kapur nga dy avionë luftarakë Su-27 në mëngjesin e 14 marsit. Pas një sërë lyerjesh me vajgur të hedhur nga avioni rus, penda e dronit është ngjitur dhe droni është fundosur. Sipas TASS, arsyeja e rënies së dronit ka qenë një manovër e papritur.
Moska e sheh incidentin mbi Detin e Zi si një provokim, tha ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, pasi u thirr në Departamentin e Shtetit për një shpjegim. Pala amerikane ka protestuar për shkak të "veprimeve joprofesionale" të palës ruse, tha Antonov. Ai theksoi se Moska nuk është e interesuar për konfrontim, por për marrëdhënie pragmatike me Uashingtonin, raporton REUTERS.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, do të vizitojë më 15 mars fabrikat ushtarake bullgare në Sopot. Atje ai do të takohet me përfaqësues të industrisë bullgare të mbrojtjes dhe do të bisedojë me ministrin në detyrë të mbrojtjes Dimitër Stojanov dhe zëvendësministren e ekonomisë dhe industrisë Irina Shtonova. Vizita e Bretonit është pjesë e nismës së BE-së për të rritur urgjentisht prodhimin e municioneve për Ukrainën.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..