Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare me kryedirigjente Venecia Karamanova na fton në koncertin e tij tradicional pranveror. Sonte (17.03) në orën 19:00 në skenën e sallës “Bullgaria”, ansambli përjetësisht i ri do të festojë ardhjen e pranverës, si dhe 63-vjetorin e ditëlindjes së vet.
Festën muzikore me fëmijët do ta ndajë shpresa e re e operës - sopranoja Maria Sllavova, soliste shumëvjeçare e Korit të Fëmijëve, kitaristi Vasill Ignatov dhe e talentuara Demetra Anxhalika (marimba).
Kryedirigjente e ansamblit është Venecia Karamanova, dirigjente – Mihaella Koteva, shoqëruese në piano – Siana Atanasova dhe Jana Llolova.
Në programin pranveror të koncertit përveç veprave të kompozitorëve botërorë si Giuseppe Verdi, Astor Piazzola etj., janë përfshirë edhe autorë bullgarë, ndër të cilët Parashkev Haxhiev, Ljubomir Pipkov etj.
"Idhulli i koreve të fëmijëve në mbarë botën" dhe "Një kor i mrekullueshëm i nivelit botëror" - këto janë vetëm një pjesë e vogël e superlativave në shtypin botëror pas turneve të shumtë të Korit të Fëmijëve të BNR, krijuar në vitin 1960. Një markë e dëshmuar e cilësisë më të lartë, me një aktivitet koncertesh jashtëzakonisht të ngopur, dhjetëra çmime dhe një listë të pafund turnesh nëpër botë - kjo është kartëvizita e shkurtër e këtij kori. Akademiku Hristo Nedjallkov ishte themeluesi dhe dirigjenti kryesor i korit nga viti 1960 deri në vdekjen e tij në 2013. Pas tij, kryedirigjentja e korit është Venecia Karamanova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor,..