Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare me kryedirigjente Venecia Karamanova na fton në koncertin e tij tradicional pranveror. Sonte (17.03) në orën 19:00 në skenën e sallës “Bullgaria”, ansambli përjetësisht i ri do të festojë ardhjen e pranverës, si dhe 63-vjetorin e ditëlindjes së vet.
Festën muzikore me fëmijët do ta ndajë shpresa e re e operës - sopranoja Maria Sllavova, soliste shumëvjeçare e Korit të Fëmijëve, kitaristi Vasill Ignatov dhe e talentuara Demetra Anxhalika (marimba).
Kryedirigjente e ansamblit është Venecia Karamanova, dirigjente – Mihaella Koteva, shoqëruese në piano – Siana Atanasova dhe Jana Llolova.
Në programin pranveror të koncertit përveç veprave të kompozitorëve botërorë si Giuseppe Verdi, Astor Piazzola etj., janë përfshirë edhe autorë bullgarë, ndër të cilët Parashkev Haxhiev, Ljubomir Pipkov etj.
"Idhulli i koreve të fëmijëve në mbarë botën" dhe "Një kor i mrekullueshëm i nivelit botëror" - këto janë vetëm një pjesë e vogël e superlativave në shtypin botëror pas turneve të shumtë të Korit të Fëmijëve të BNR, krijuar në vitin 1960. Një markë e dëshmuar e cilësisë më të lartë, me një aktivitet koncertesh jashtëzakonisht të ngopur, dhjetëra çmime dhe një listë të pafund turnesh nëpër botë - kjo është kartëvizita e shkurtër e këtij kori. Akademiku Hristo Nedjallkov ishte themeluesi dhe dirigjenti kryesor i korit nga viti 1960 deri në vdekjen e tij në 2013. Pas tij, kryedirigjentja e korit është Venecia Karamanova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre origjinale. Tani, të bashkuara nga pikëpamjet e tyre të përbashkëta mbi muzikën, ato prezantojnë këngën e..
Grupi B.T.R. i jep fund turneut kombëtar me një koncert më 8 tetor në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ashtu si edhe gjatë gjithë turneut, në koncert do të marrin pjesë edhe muzikantët nga grupi AHAT. B.T.R. nisin Turneun..