Polonia do të furnizojë Ukrainën me një grup fillestar prej katër avionësh luftarakë MiG-29, njoftoi presidenti polak Anxhej Duda. Sipas tij, kjo do të ndodhë në ditët në vijim dhe plani është që vendi më vonë të marrë gjithsej 12 avionë. Në lidhje me vendimin e Polonisë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kërbi, komentoi se qëndrimi amerikan për të mos dërguar avionë luftarakë në Kiev mbetet i pandryshuar.
Shtetet e Bashkuara kanë parë shenja se Rusia ndoshta eshte duke u përpjekur të nxjerrë copëzat e dronit amerikan që u rrëzua në Detin e Zi pasi u kap nga një avion rus. Pentagoni deklasifikoi gjithashtu videon nga incidenti. Videoja prej 40 sekondash e Pentagonit tregon një Su-27 rus që i afrohet dronit dhe hedh karburant për ta dëmtuar atë. Humbja e sinjalit vjen pas një tjetër manovre të një avioni rus, për të cilën ushtria amerikane thotë se përfundoi në një përplasje. Megjithatë, Kremlini mohon kontaktin fizik dhe pretendon se droni ra pas një manovre shumë të mprehtë.
Në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmitro Kuleba, ministri i jashtëm kinez Cin Gan shprehu shqetësim për një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë dhe i bëri thirrje Kievit dhe Moskës që të zhvillojnë bisedime për paqen, njofton Ministria e Jashtme kineze. Nga ana e tij, Dmitro Kuleba tha se ai dhe Cin Gan diskutuan rëndësinë e parimit të integritetit territorial
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..