Raporti i ri vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi respektimin e të drejtave të njeriut thekson se veprimet e qeverisë bullgare për të trajtuar korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut janë “të pamjaftueshme”. Në raportin e vitit 2022, që u paraqit të hënën, thuhet se në Bullgari u ndërmorën hapa për të hetuar zyrtarët e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion, por kishte një problem mosndëshkimi. Ndër problemet e rëndësishme të vendit vihet re trajtimi “brutal” i grupeve të tilla si të burgosurit, emigrantët dhe fëmijët në institucione. Përmenden gjithashtu arrestime arbitrare, “probleme serioze” me pavarësinë e gjyqësorit, një nivel “serioz” korrupsioni dhe krime kundër pakicave, përfshirë etnike dhe seksuale. Si shembull i një arrestimi të paligjshëm, përmendet ndalimi i ish-kryeministrit Bojko Borisov, njofton korrespondenti i BNR, Mlladen Petkov.
Një nivel i lartë i ndikimit politik dhe ekonomik në media gjendet në kombinim me nivelet e larta të përqendrimit të pronësisë. Në publikimin e raporteve të të gjitha vendeve, Sekretari i Shtetit Antëni Blinken tha se raportet janë të bazuara në fakte dhe zbatohen të njëjtat standarde shkrimi.
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..