Qyteti Veliko Tërnovo për vitin 144 sot shënon festën e tij. Dita i kushtohet fitores së Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica në vitin 1230 mbi trupat e sundimtarit të Epirit, Teodor Komnin. Kryeqyteti i Mbretërisë së Dytë Bullgare, ish Tërnovgrad (shek. XII-XIV) ishte gjithashtu qyteti i parë bullgar që zgjodhi një datë historike për festën e tij pas Çlirimit. Kjo ndodhi në vitin 1879.
Në kremtimet asistoi edhe nënpresidentja Ilijana Jotova. Me rastin e festës, në kishën historike “Shën 40 Martirët”, u mbajt liturgji solemne, ku u sollën një pjesë e lipsaneve të Shën Joan Rillsk, njoftoi korrespondentja e BNR në Veliko Tërnovo, Zdravka Masljankova.
Sot, Tërnovo është qyteti i 15-të më i madh në vend dhe padyshim një nga më të bukurit dhe më të vizituarit në Bullgari.
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..