Të enjten dhe të premten, më 23 dhe 24 mars, liderët evropianë takohen në Bruksel për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme ushtarake për Kievin. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenskii do të marrë pjesë nga distanca në fillim të takimit. Presidenti i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, kujtoi se synimi është që BE t’i sigurojë Ukrainës 1 milion predha 155 mm brenda një viti.
Ukraina nuk e hedh poshtë idenë e negociatave me Rusinë, “por dialogu me diktatorin rus Vlladimir Putin është i pamundur”. Këtë e theksuan para “Politico” ministri i jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba dhe sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Aleksej Danillov.
Çdo vend evropian duhet të arrestojë presidentin rus Vlladimir Putin nëse ai e viziton. Kështu tha sekretari amerikan i shtetit, Antëni Blinken, nofton CNN.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafaell Grosi, paralajmëroi se siguria bërthamore e Centralit Atomik elektrik Zaporozhie të Ukrainës nuk është e garantuar me besueshmëri, raportoi AFP. Sipas organizatës, “linja e fundit emergjentee energjisë” e centralit, e dëmtuar që nga 1 marsi, mbetet “e fikur dhe në riparim”. Kjo linjë lejon që centrali të garantojë parrezikshmërinë dhe sigurinë bërthamore si një mjet i fundit, domethënë duke ftohur reaktorët.
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..