Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar forcimin e kufirit bullgaro-turk si prioritet në masat operacionale kundër migracionit të paligjshëm. Pas përfundimit të ditës së parë të takimit të liderëve europianë, ajo kujtoi se, me kërkesë të Këshillit Europian, ka përgatitur një letër në të cilën ka prezantuar veprimet e Komisionit për Paktin për Migracionin dhe Azilin, transmetoi nga Brukseli korrespondentja e BNR Angelina Piskova.
“Sa u përket masave operacionale, fokusi ishte dhe mbetet mbi të gjitha puna për forcimin e kufirit bullgaro-turk, inicimi i dy projekteve pilot për menaxhimin e kufirit – si i trajtojmë emigrantët që mbërrijnë në kufi, jo vetëm në Bullgari, por edhe në Rumani, si dhe tregimi i praktikave më të mira në procedurat e shpejta të azilit apo kthimit”, shtoi ajo.
Ne i ndihmojmë fermerët evropianë që duhet të përballen me pasojat e tregut të eksportit të grurit ukrainas dhe furnizimit të tij në tregun evropian, shtoi von der Leyen. “Vendet më të prekura nuk duhet të vuajnë nga hapja e “korridoreve të gjelbra” për eksportin e drithit nga Ukraina. Në fillim siguruam mbi 56 milionë euro, por kjo nuk mjafton dhe mirëpres propozimin e Rumanisë për të rritur shumën”, shpjegoi von der Leyen.Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë..