Përpara shënimit tradicional global të Orës së Tokës më 25 marsin, Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit WWF (Fondi Botëror i Kafshëve të Egra) po bën thirrje për krijimin e zonave të reja të mbrojtura në Bullgari.
WWF propozon që të shpallen të mbrojtura zonat “Burimi Belonogata” dhe “Marica – Stambolijski” në Ultësirën e Trakisë së Epërme; “Todorini Kukli” dhe “Zabanova Padina” - në zonën perëndimore të malit Stara Pllanina; “Pylli i ahut në Zllatica” dhe “Lugina Marinov” – në luginën eqyteteve Zllatica dhe Pirdop; “Smiljan” në malin Rodopa; “Rajkovci” – në bashkinë e qytetit Veliko Tërnovo; “Sredec” dhe “Snjagovo” pranë qytetit bregdetar Burgas.
Në kuadër të programit ndërkombëtar “Shtëpia e Përbashkët. E ardhmja e përbashkët” WWF nis fushatën për kthimin e rrëqebullit ballkanik në pyjet bullgare. Rrëqebulli i fundit në Bullgari u vra në vitin 1941.
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..