Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi, të cilat u arrestuan nga rojet kufitare rumune më 24 mars, nuk kanë lundruar në ujërat rumune.
Nuk kemi të dhëna se peshkatarët bullgarë kanë kryer ndonjë shkelje, tha për bTV-në ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev. Peshkatarët bullgarë janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare të rregulluara nga ligji i BE-së, vuri në dukje ai. Sipas tij, në Bullgari lejohet kapja e peshkaqenëve. Nuk ka asnjë ndalim as në BE. Ekziston një ndalim i pjesshëm i vendosur nga vetë rumunët për peshkatarët dhe ujërat rumunë. Bullgaria do të mbrojë interesat e veta ekonomike dhe të qytetarëve të saj, theksoi Geçev. Peshkatarët do të marrin ndihmë ligjore për të rikthyer anijet e sekuestruara në Konstancë.
"Nuk ka ende një akt zyrtar mbi bazën e të cilit janë ndalur anijet bullgare të peshkimit dhe kjo ngre shqetësime serioze," tha zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev në qytetin Ballçik(Bullgari Verilindore), i cili u takua me peshkatarët e arrestuar dhe tashmë të liruar.Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..