U krijuan kushte që procesi i evidentimit të rezultateve të votimit parlamentar jashtë vendit të ecë më mirë, tha Rosica Mateva, nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo sqaroi se për të shmangur pritjet me orë të tëra pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, pranimi i protokolleve me rezultatet e seksioneve në mbarë botën do të bëhet nga një numër më i madh punonjësish. Ashtu si më parë, dokumentacioni do të pranohet në KQZ, i cili vepron si komision rajonal zgjedhor për jashtë.
“Shërbimi i informacionit parashikoi një numër më të madh operatorësh në pikën e llogaritjes ku do të pranohen dokumentet. Do të punojnë edhe më shumë nëpunës të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare. Ne bëjmë gjithçka që është e nevojshme që dokumentet të pranohen dhe të përpunohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e rëndësishme që protokollet të plotësohen në mënyrë korrekte” – shpjegoi Mateva
Numri përfundimtar i seksioneve jashtë shtetit është 737, të vendosura në 61 vende. Adresat e tyre mund t’i gjeni KËTU.
“Zgjedhësit duhet të dinë se mund ta votojnë kudo ku ka vendvotim, pavarësisht nëse kanë paraqitur kërkesë për të votuar jashtë vendit apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit bullgarë që nuk jetojnë përgjithmonë jashtë vendit, por ndodhen jashtë vendit ditën e zgjedhjeve. Këtë duhet ta dinë edhe anëtarët e Komisioneve Sektoriale Zgjedhore (KSZ)”, tha Rosica Mateva.
Organizimi i votimit jashtë vendit nga KQZ po shkon normalisht, shtoi ajo. Anëtarët e KSZ tashmë u emëruan. E shtuna, më 24 mars, është afati në të cilin mund të bëhen zëvendësime ose të plotësohen vendet e lira me anëtarë të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, zakonisht shtetas bullgarë në vendet përkatëse.
U miratuan edhe udhëzimet metodologjike për zhvillimin e ditës së zgjedhjeve jashtë vendit, duke marrë parasysh specifikat e votimit jashtë vendit, përkatësisht: mungesën e preferencave, mungesën e vëzhgimit me video, procedurat e ndryshme për pranimin e fletëve dhe materialeve zgjedhore, për dërgimin e rezultateve të votimit në KQZ etj. Një sqarim i rëndësishëm është se votimi me patentë shoferi nuk lejohet. Analfabetizmi nuk është arsye për të votuar me shoqërues, theksohet në udhëzime.
“Ministria e Jashtme ka detyrimin t’ua dërgojë anëtarëve të komisioneve sektoriale. Të gjitha veprimet e tyre përshkruhen në detaje në udhëzimet metodologjike.”
Rekomandimi për anëtarët e komisioneve sektoriale është që të jenë të qetë dhe të kujdesshëm në evidentimin e rezultateve dhe plotësimin e protokolleve pas përfundimit të ditës së zgjedhjeve, në mënyrë që ta kryejnë punën më shpejt dhe me sukses.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..