Pritet nënshkrimi përfundimtar i të ashtuquajturës kontratë "feed", ose kontatratë inxhinierike, me kompaninë bërthamore amerikane "Westinghouse", për ndërtimin e dy njësive bërthamore duke përdorur teknologjinë AP 1000 në centralin atomik bullgar “Kozlloduj”. Kështu tha zëvendësministri në detyrë i energjisë Elenko Bozhkov në margjinat e një konference në Sofje për zhvillimin e energjisë bërthamore. Komisioni Evropian duhet të miratojë kontratën që do të nënshkruajnë Bullgaria dhe SHBA për ndërtimin e blloqeve të 7-të dhe të 8-të në termocentralin Kozlloduj.
E njëjta kontratë inxhinierike do të nënshkruhet me kompaninë franceze të energjisë "Electricité de France " - EDF për ndërtimin e dy blloqeve nga 1000 megavate secili, duke përdorur pajisjet ekzistuese ruse VVER-1000 në Belene, shtoi Bozhkov.Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për projektbuxhetin e vitit 2026, pasi biznesi në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë pjesë në..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se partia do ta kundërshtojë atë kur projekti të dalë për diskutim në parlament. "Dje na u paraqit..
Të premten, 14 nëntor, Britania e Bashkuar lëshoi një licencë të veçantë që u lejon bizneseve të vazhdojnë të punojnë me dy degë bullgare të kompanisë..