Këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio shënon 40 vjet në skenë. Ai do ta festojë përvjetorin së bashku me adhuruesit e tij në Klubin Ushtarak në Sofje më 29 mars me koncertin “Me fuqinë e bekuar të këngës”. Duke qenë se e gjithë jeta e tij i është përkushtuar fillimit shpirtëror, dhe si një njeri i lidhur me teologjinë, Vasko do t'i japë të gjitha të ardhurat nga koncerti për një kauzë fisnike - riparimin e kishës së shkatërruar "Shën Klementi i Ohrit" në ish Seminar pranë stacionit Çerepish në Grykën piktoreske të Iskërit (Bullgaria Perëndimore).
Rruga krijuese e Vasko Vasilev-Bazilio filloi në vitin 1982 në Korin Mashkullor të të Rinjve – Sofje, me dirigjent Valentin Bobevski. Menjëherë pas kësaj, ai u bashkua me Korin e Përzier të Radios Kombëtare Bullgare, ku vazhdon të performojë edhe sot e kësaj dite. Gjatë viteve, Bazilio ka pasur edhe një karrierë të suksesshme solo si interpretues i muzikës bullgare pop, folklorike, i këngëve kishtare-sllave dhe madje edhe i operës. Ai ka kënduar në të njëjtën skenë me këngëtaret e njohura bullgare Gena Dimitrova dhe Nadka Karaxhova, ka prekur personalitete të famshme si James Levine, Shlomo Mintz, Zubin Mehta e të tjerë. Megjithatë, ai ka një dashuri të veçantë për Korin e Përzier të Radios.
Me BNR-në është e lidhur edhe bashkëshortja e Vasko Vasilev-Bazilio Nataniela Vasileva, e cila në vazhdim të shumë viteve ishte pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të “Radio Bullgarisë”.
“Radioja është shtëpia jonë. E kalojmë shumicën e kohës këtu, duke iu përkushtuar profesionit tonë. Këtu u njohëm me Natanielën shumë vite më parë. Ne përjetuam një lidhje të fortë emocionale dhe shumë shpejt krijuam një familje. Unë jam një person i lumtur. Familja ime është e mrekullueshme, gruaja ime është një person i mrekullueshëm dhe një nënë e fortë. Ajo u kushtohej fëmijëve tanë kur isha në turne të gjatë nëpër botë. Tashmë kemi edhe nipër.”
Jo vetëm nga familja, por edhe plotësisht zyrtarisht Vasko Vasilev-Bazilio është shpallur “Mister Gjyshi” i vitit 2022 në konkursin me të njëjtin emër në vendin tonë.
“Në jetë ka edhe sheqer, edhe kripë” – kështu i shpjegon këngëtari vështirësitë në ekzistencën tonë dhe e falënderon Zotin që ia ka dhënë talentin dhe mundësinë për të transmetuar energji pozitive te njerëzit. Dhe nuk është rastësi që në moshën 50 vjeç vendosi të studiojë teologji, dhe së shpejti do të mbrojë doktoratën në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”.
“Dituritë që mora në akademinë teologjike më nxorën një perde të madhe dhe më zbuluan atë që nuk e dija apo nuk e kuptoja. Kur hyj aty, sikurse hyj në një tempull. Jam mirënjohës që pata mundësinë të shfrytëzoj dhe të përfitoj nga burimi i njohurive të profesorëve në Fakultetin e Teologjisë”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..