Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një koleksion privat mbresëlënës i sendeve shtëpiake është ekspozuar në Stara Zagora

10
Foto: Atanas Zhekov

Veshje tradicionale të grave dhe objekte të ndryshme nga jeta e bullgarëve nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit të XX-të dekoruan sallat e Muzeut Historik Rajonal në Stara Zagora. Eksponatet janë pjesë e ekspozitës “Bota ime etnografike. Mbledhur dhe ruajtur brez pas brezi nga Rumjana Mehandova”, e cila mund të shihet deri më 2 maj 2023.

“Të ekspozuara janë kryesisht kostume popullore nga rajone të ndryshme të Bullgarisë, ka edhe shumë përparëse me zbukurime të ndryshme gjeometrike, bimore dhe shtazore, peshqirë, mesallë – peshqirë festash që përgatiten për pajën dhe jepen si dhuratë në fejesa, dasma dhe festa të tjera – thotë Rumjana Mehandova në një intervistë me Desisllava Semkovska nga Radio Bullgaria. - Kam treguar jastëkë të thurur dhe enë druri për verë, me imazhet e revolucionarëve tanë Hristo Botev, Vasill Levski, Georgi Sava Rakovski, me lule dhe piktura të tjera.

Ngjyrat e pasura të elementeve të veshjes, dikur të bëra me dorë, plotësohen nga magjia e stolive – gjë që shpreh më së miri moshën, pozitën familjare dhe sociale të gruas bullgare në shoqëri. Elemente që nuk mungonin kurrë nga veshjet tradicionale të grave ishin paftat dhe verdhushkat, të cilat mund të shihen edhe në ekspozitë. Aftësitë dhe imagjinata e poçarëve na shfaqen përmes enëve të ndryshme të ekspozuara.

“Qeramika është tema ime e preferuar dhe dashuria imee vjetër”, thotë Rumjana Mehandova. “Kam ekspozuar rreth 30 gjëra unike, shumë të rralla dhe të vështira për t’u parë edhe në muze”.

Ekspozita në Muzeun Historik Rajonal -Stara Zagora tregon vetëm një pjesë të vogël të koleksionit të pasur të Rumjana Mehandovës, e cila ka mbledhur artikuj të vjetër autentikë të krijuar nga duart e talentuara bullgare për më shumë se 40 vjet. Sot, ajo ndoshta ka koleksionin më të madh privat të sendeve shtëpiake në Bullgari.

"Nuk e di se çfarë më frymëzoi t'i tregoja - pranon Rumjana Mehandova. - Ndoshta në një moment kuptova që kjo pasuri e pabesueshme kombëtare duhet të ndahet me njerëzit. Kjo është një bukuri, një kujtim i paraardhësvetanë që nuk duhet ta mbaj vetëm për vete dhe çdo bullgar që e do historinë tonë, mënyrën tonë të vjetër të jetesës, duhet t'i shohë këto objekte. Nëpërmjet tyre, ndoshta, disa zemra do të preken dhe do të kuptojnë se duhet të jenë krenarë për paraardhësit tanë dhe krijimet e tyre.”

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Fotot janë siguruar nga Rumjana Mehandova dhe Muzeu Historik Rajonal - Stara Zagora, fotograf: Atanas Zhekov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD